Befasi në Europa dhe Conferenca League

11 months ago 16
23:53 09/11/2023

Humbin Liverpool dhe Roma, Leverkusen e Plzen kualifikohen më tej

Surpriza në duelet e katërta në grupet e Europa League. Liverpool dështoi për të koleksionuar fitoren e katërt në grupin E, duke iu dorëzuar Toulouse në shtëpi me shifrat e përgjithshme 3-2. Francezët ishin më të saktë para portës angleze, me trajnerin Jurgen Klopp që kishte përdorur rotacionin në këtë 90 minutësh. Liverpool gjeti dhe golin e tretë, por iu anulua nga sistemi VAR pas një prekje të topit me dorë. Pas katër takimesh, Liverpool nuk ka garantuar ende kalimin më tej, të cilët do ta kërkojë së bashku me Toulouse në dy ndeshjet e mbetura.

Humbje pësoi edhe Roma, 2-0 ndaj Slavias së Pragës. Çekët garantuan fitoren në pjesën e dytë, për të barazuar me pikë italianët në krye të grupit C. Roma dukej se po mendon për derbin e qytetit në fundjavë, duke lënë gjithçka të hapur për llogaritë e këtij grupi. Fitore regjistroi Servete, 2-1 Sherifi i Tiraspolit. E kualifikuar më tej është Bayer Leverkusen, falë fitores 1-0 në limitet e kohës ndaj Karabakut. Ndërkohë, shtohet kriza e Ajaksit, që pas humbjes 2-0 përballë Brajton, rrezikon edhe eliminimin nga Europa.

Në Conference League emocionet ishin prezente. Legia e Muçit dhe Çelhaka fitoi ndaj Zrinjski me shifrat 2-0, gjithsesi ende nuk e ka garantuar kalimin më tej. Fitore minimale 1-0 regjistroi Fiorentina në Serbi ndaj Cukaricki për të qenë kandidat për të kaluar më tej. Ndërkaq, Pëlzen është skuadra e parë e grupit që kualifikohet më tej nga grupi ku bën pjesë Ballkani. Çekët fituan 1-0 ndaj Dinamo Zagreb.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article