“Beleri”/ Ben Andoni: Mungesë transparence, çështja po politizohet! Panajot Barka: Tavo për Himarën? S’mendoj se “Kathimerini” gënjen

9 months ago 9

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mendohet se një ndër temat e ‘nxehta’ që është diksutuar mes tyre është çështja ‘Beleri’. Pikërisht ky takim dhe kjo temë është bërë objekt diskutimi në rubrikën ‘Opinion’ në News24.

Gazetari Panajot Barka, përmes një lidhjeje skype për News24 pohoi se ende nuk ka detaje nga ky takim, ndërsa shtoi se për këtë çështje ka përpjekje për manipulim. Thuajse në të njëjtën linjë ishte dhe analisti Ben Andoni, i cili theksoi se kjo çështje është politizuar.


DISKUTIMI
Barka:
Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë konkrete, por kanale të tilla komunikimi ka pasur. Kjo është shenjë pozitive dhe duhet vlerësuar. Nuk ka informacione as në Greqi për këtë takim informal. Por nuk ka tym pas zjarrit.

Andoni: I vetmi shqetësim është që shikoj një mungesë transparence nga ana e qeverisë sonë. Ka një qasje dhe pjekje të situatës sonë në Greqi. Kathimerini ka paraprirë në dy raste përsa i përket marrëdhënieve tona dhe për propozimin e zotit Tavo për kryetar bashkie të Himarës, provizor. Kathimerini është një organ prestigjioz. Më vjen keq për mungesën e transparencës, në sensin që nëse bëhej kjo gjë, pse duhej të ngelej çështja Beleri në dialogun mes dy kryeministrave.

Barka: Kohët e fundit ka diçka tjetër që të dy palët, mediat, marrin dhe japin nga njëra-tjetra dhe duke krijuar situata jo fort të këndshme. Në rastin konkret s’mendoj se Kathimeri gaboi, pasi mund të ketë folur gazetari me Tavon. Se ça ndodhi nëse ishte Tavo që u tërhoq, se dimë. Nuk ka transparencë dhe ka përpjekje manipulimi. Ajo që ndodhi me Tavon është e parëndësishme. Ishte dhënë mesazhi nga Greqia përmes Belerit, që nuk duhej të ishte asnjë lloj ‘Tavo’ asnjë njeri pra që është jashtë Himarës. Rama e kuptoi shumë mirë këtë çështje, donte të ishte mirë me perëndimorët. Thelbi i çështjes nuk ekziston.

Andoni: Investimi për çështjen Beleri ka kapur të gjithë piramidën shtetërore. Ata kanë paraprirë dhe për modulin se çfarë duhet bërë për zotin Beleri. Mendoj se nga pala shqiptare ka një problem të madh, ku zoti Rama e paragjykoi kandidaturën e zotit Beleri. Unë skam qenë për kandidaturën e tij. Mendoja se Himara kishte individë të tjerë që do ta ruanin këtë traditë, por e vendosi një forcë politike. Si ka mundësi që pas hekurave është vetëm zoti Beleri?! Pse nuk lihet drejtësia që të bëjë punën e saj. Ka ndikim politik. Kështu e mendoj. Duhej të merrej dhe me raste të tjera përsa i përket zgjedhjeve, pasi nuk janë zgjidhur dhe dosjet e mëparshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article