“Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleris ka të drejtë të betohet edhe nëse është kryebashkiak i Himarës në paragjykim.
Pozicioni ynë është i qartë. Unë nuk kam ndërmend të ndërhyj në proceset e drejtësisë së pavarur shqiptare, por Fredi Beleris ka të drejtë të betohet edhe kur është në paraburgim, gjë që do t’ia bëj të qartë edhe zotit Rama. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim çështjen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me rregullat evropiane të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që ai të betohet për të hequr këtë hije domethënëse që padyshim prek marrëdhëniet greko-shqiptare.
Zgjidhja e çështjes është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë fillimin e procesit të negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në frymën e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë, pa ndikime. marrëdhëniet mes dy shteteve Fatkeqësisht, muajt e fundit për këtë çështje, miku ynë Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme dhe po i referohem rastit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himara, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim prej pesë muajsh.
Greqia mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor”.
Top Channel