Lëvizja “Shqipëria bëhet” kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, 2 ish-paraardhësit e saj dhe dy ish-drejtorët e QSUT për “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 ka folur në lidhje me megaskandalin tek “Onkologjiku”, ku u shpreh se përgjegjësia për ta që ka ndodhur atje është personale jo kolektive.
Lapaj shtoi se politika e ndjekur, është vendosja e një limit buxhetor, dhe blerja e barnave me vetëm atë sasi parash, pavarësisht se numri i pacientëve është rritur.
Pra sipas tij në hartimin e buxhetit nuk është marrë parasysh numri i pacientëve.
“Kemi dërguar dhjetëra shkresa në QSUT dhe MSH. Përgjegjësia për ngjarjen nuk është kolektive por personale.
Administrimi i sistemit shëndetësor nga politika, është që është vendosur një limit buxhetor: kaq do marrim sepse kaq lekë kemi. Është ulur numri i ilaçeve edhe pse është rritur numri i pacientëve.
Kjo është bërë me vetëdije të plotë ndaj është në kufijtë në një krim kundër popullit tonë.
Bëmë kallëzim me emra në SPAK”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb