Bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Report” rrëfen ngjarjen e pazakontë: Si i shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë

6 months ago 4

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno. Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.

Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.

Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article