Berisha renditet i katërti në Serie A

11 months ago 17
17:18 14/11/2023

Shqiptari mes portierëve më të mirë në klasifikimin e “Tuttosport”

Etrit Berisha po lë shenjë tek Empoli në këtë sezon në Serie A. Në një renditje të bërë për 12 javët e para të kampionatit nga gazeta “Tuttosport”, ai renditet i katërti mes 22 portierëve.

Ky klasifikim është ndërtuar në bazë të vlerësimeve të dhëna pas çdo ndeshje dhe ku përfshihen ata që kanë zhvilluar të paktën 3 takime.

Etrit Berisha është aktivizuar në 10 sfida të Serie A ku në 4 prej tyre nuk ka pësuar gol.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article