Lideri i PD Sali Berisha shprehet se mediat vendase dhe ato të huaja prej 10 ditësh shkruajnë se në Shqipëri kemi trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme.
Berisha thotë se denoncimi për mbetjet toksike është bërë më herët edhe nga qytetari dixhital, që ka raportuar se në vendin tonë depozitoheshin lëndë kimike supertoksike në tunelet e Shqipërisë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta, mirënjohje të pakufishme ndaj jush qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, shpresës, të ardhmes së shqiptarëve.
Përshëndetje të përzemërtë të gjithë oratorëve të zjarrtë, që me fjalët e tyre përcjellin të vërteta në mendje dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq!
Prej dy javësh lajmet ndërkombëtare për Shqipërinë, lajmet e vendit janë dominuar nga Shqipëria eksportuese e lëndëve toksike e mbetjeve të rrezikshme me anije të kthyera nga një vend në një vend tjetër, të mbetura në det dhe të nisura për në Shqipëri.
Në krye të radhës ju informova se qytetarët digjital, kohë më parë kishin informuar se në Shqipëri depozitohen lëndë kimike supetoksike në tunelet e vendit. E vërteta është se sot u faktua në mënyrë përfundimtare, se rasti i fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera”, tha Berisha.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb