Besnik Hasi rikthehet në Belgjikë

11 months ago 35
23:45 08/11/2023

Trajneri shqiptar firmos me Mechelen deri në fund të sezonit

Aventurë e re në karrierë për Besnik Hasin. Trajneri shqiptar është bindur nga projekti i Mechelen, teksa ka firmosur me skuadrën e Superligës belge deri në fundin e sezonit aktual. Për 51-vjeçarin është një rikthim në këtë kampionat, pasi më parë ka drejtuar Anderlehtin. Në vitin 2014 ai fitoi kampionatin dhe Superkupën, fakt që e ndihmon për të arritur rezultate të mira nën drejtimin e Mechelen.

“Jam një trajner që qëndroj për futbollin e bukur. Kjo më përshtatet dhe prandaj zgjodha të firmos me Mechelen. Atmosfera në këtë skuadër është e mrekullueshme. Shpresoj që lojtarit tonë të 12-të, pra tifozëve t’i ushqejmë entuziazmin në mënyrën time të të luajturit futboll”, tha Hasi shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit belg.

Hasi kishte oferta edhe më të mira ekonomike nga Arabia e Ludogoretsi, por zgjodhi Mechelen për të qenë në futbollin Belg me qëllimin për t’u rikthyer në nivele të larta. Nga viti 2018 deri në 2022, Hasi ka drejtuar në Arabinë Saudite ekipet e Al Raed dhe Al Ahli.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article