Bardhi: Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’i hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar Komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama.
I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve.
Top Channel