Bota me sytë nga Parisi, nis ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike

1 month ago 7
Reklamë

Le të fillojë festa.

Pritjes i erdhi fundi dhe pikërisht tani kanë nisur zyrtarisht Lojrëat Olimpike Paris 2024, pavarësisht se garat e para kanë filluar që në mesditën e së mërkurës.

Për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës, ku nga 160, 94 varka do të mbajnë atletët dhe do të lundrojnë 6 kilometra nga Lindja drejt Perëndimit, në zemër të Parisit.

Kombëtarja e parë që kanë parakaluar është Greqia, teksa deri më tani dihet se Shqipëria do të parakalojë e pesta në radhë, ndërsa Franca do të parakalojë e fundit, si shenjë mikpritjeje për përfaqësueset e këtij turneu, duke qenë edhe vendi pritës i këtij edicion.
Ndërkaq, kujtojmë se në Paris 2024 marrin pjesë plot 206 shtete e në të total janë 10 714 sportistë të ndarë në 32 sporte dhe 329 gara gjithsej.

Read Entire Article