Brighton mposht mes rekordesh Tottenham

9 months ago 20
23:10 29/12/2023

Talentet e rinj shkëlqejnë tek skuadra e De Zerbi, -1 pikë nga sezoni i shkuar

Brajton rikthehet tek fitorja pas tre takimesh mungesë. ‘Mjelmat’ triumfuan 4-2 ndaj Tottenham për t’i shkaktuar kështu humbjen e pestë sezonale londinezëve. Zhoao Pedro ishte heroi për skuadrën e tij, me një dopietë golash dhe asist, për të thelluar ecurinë pozitive të Brajton në shtëpi.

Skuadra e De Zerbi ka shijuar vetëm fitoren në 8 takime, thënë ndryshe të gjithë sezonit deri më tani, për tu konfirmuar një kockë e fortë në shtëpi.

Ajo që bie në sy është fakti se tek Brajton shkëlqejnë talentët e rinj. Përmes futbollistëve adoleshent, kjo skuadër ka festuar 19 gola, më së shumti se çdo ekip që ka luajtur në Premier League. Katër golat e pësuar përballë Brajton shtuan vuajtjen e londinezëve. Që prej nëntorit, Spërs kanë pësuar 19 gola, rekord negativ që e ndan me Notingam Forest.

Brajton ka një pikë më pak se sezoni i shkuar në këtë pikë të kampionatit, teksa gjendet në vendin e 8-të. Ndërkaq, për Tottenham kjo ishte humbja e radhës, gjithsesi, në krahasim me një sezon më parë ka grumbulluar 3 pikë më shumë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article