Broja gjithnjë e më larg Chelsea

9 months ago 28
13:56 04/01/2024

Sulmuesi kuqezi ofrohet në Portugali, Pochettino gati ta sakrifikojë për yllin portugez

Armando Broja nuk e ka më mbështetjen e trajnerit të Chelsea, Mauricio Pochettino si në nisje të sezonit.

Sulmuesi kuqezi ka bërë paraqitje larg pritshmërive, por tekniku argjentinas nuk ka kohë për të humbur, pasi skuadra po vuan në ofensivë.

51-vjeçari kërkon që të bëjë përforcime në merkaton e Dimrit dhe ka një futbollist që e pëlqen së tepërmi. Ai është 20-vjeçari Antonio Silva, që konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të talentuar në botë.

Prej javësh, “blutë” e Londrës e kanë ndjekur futbollistin e Benfikës. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, londinezët i kanë bërë një ofertë drejtuesve portugezë.

60 milionë Euro dhe kartonin e Brojës, e kjo tregon se Pochettino mund të bëjë edhe pa lojtarin e përfaqësueses shqiptare.

Benfika refuzoi pasi kërkon 100 milionë Euro sa është edhe klauzola e lojtarit.

Nëse transferimi i mbrojtësit portugez që kërkohet edhe nga Manchester United dhe Liverpool nuk realizohet, pistë tjetër për Brojën mund të jetë kalimi te Uest Hemi.

Tekniku i çekiçëve, Dejvid Mojes, mendon se Broja ka potencial dhe e kërkon atë në skuadër. Edhe në Verë, Uest Hemi tentoi ta merrte, por blutë e Londrës refuzuan një akord.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article