Broja nuk bind në 20 minuta lojë

9 months ago 33
22:00 28/12/2023

Sulmuesi shqiptar drejt largimit nga Chelsea, Inter e do që në Janar

Rikthimi tek fitorja në kampionat ka rritur shpresat e Chelsea për një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit. Londinezët morën maksimumin me tepër vështirësi përballë Kristal Palas, ku minuta ishin rezervuar edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.

22-vjeçari kishte mundësi të mirë për të shënuar, por fati nuk ishte në anen e tij. Gjithsesi, rreth 20 minutat në fushë nuk e kanë bindur trajnerin, Maurisio Pokettino për tu bazuar tek cilësitë e shqiptarit.

Fakti që Broja kërkon të jetë me kombëtaren në Euro2024 mund ta shtyjë akoma dhe më shumë për të menduar një tjetër skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Për këtë fakt, largimi nga Londra në merkaton e janarit konsiderohet si shpëtim për Brojën, pasi do të tentonte dhe do kishte hapësira më shumë për të dhënë maksimumin.

Hapësirat për 22-vjeçarin do të zvogëloheshin edhe nëse Chelsea nuk transferon sulmues të ri gjatë muajit Janar. Shumë skuadra kanë shfaqur interes për të firmosur me shqiptarin. Inter mbetet alternativa kryesore, me skuadrën italiane që e kërkon Brojën në formulën e huazimit pa të drejtë blerjeje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article