Buchanan arrin për testet mjekësore të Interit

9 months ago 13

Tajon Buchanan ka zbarkuar në Milano për t’i kryer testet mjekësore, pasi së të nënshkruaj me Interin.

Reprezentuesi kanadez do të përfundojë një transferim të përhershëm nga Club Brugge.

Shifrat e transferimit të Buchanan besohet se janë shtatë milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

24-vjeçari zbarkoi në aeroportin Linate të Milanos sot (e enjte) në mëngjes dhe sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Interin.

Ai do të nënshkruajë pasdite një kontratë katërvjeçare e gjysmë në klubin nga Giuseppe Meazza.

#BuchananDay: #Buchanan è atterrato a Milano. Adesso visite mediche e nel primo pomeriggio – come previsto – idoneità sportiva. Poi sede #Inter pic.twitter.com/mnU33K4ECD

— Simone Togna (@SimoneTogna) January 4, 2024

Gazetarja italiane, Simone Togna ka shpërndarë videon e mbërritjes së Buchanan në Linate.

Buchanan nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Hellas Verona pasi do të kthehet në Belgjikë për të plotësuar disa dokumente të nevojshme për të përfunduar transferimin e tij në Itali. /Telegrafi/

#inter, ecco #Buchanan! pic.twitter.com/QTMfKoRtvl

— Simone Togna (@SimoneTogna) January 4, 2024

Read Entire Article