Bucks rikthehen te fitoret, triumfojnë në udhëtim te Nets

9 months ago 28

Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Brooklyn Nets.

Vetëm çereku i parë ishte më i barabartë, pasi gjatë tre të tjerëve Bucks dominoi dhe në fund arriti fitore me 22 pikë diferencë 122:144.

Giannis Antetokunmpo ishte më i miri në parket si gjithmonë te skuadra e Bucks me 32 pikë, 10 kërcime e tetë asistime derisa shtoi edhe dy bllokada.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Khris Middleton me 27 pikë e 10 asistime, derisa Payne shtoi 18 pikë të tjera.

West standings update ‼️

For the 1st time since 2015-16, the Thunder have won 20 games in their first 29 games of a season!

For more, download the NBA App: 📲https://t.co/oRfhdB9x5m pic.twitter.com/PZGsh09L4j

— NBA (@NBA) December 28, 2023

Jalen Wilson ishte basketbollisti më efikas te skuadra vendase me 21 pikë e 10 kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Fitore në udhëtim kanë marrë edhe katër skuadra të tjera ku Philadelphia 76ers mposhti Orlando Magic 112:92, Toronto Raptors triumfoi te Washington Wizards me 30 pikë diferencë 132:102, derisa Phoenix Suns pa problem mposhti Houston Rockets 129:113 e krejt në fund Cleveland Cavaliers befasoi Dallasin duke e mposhtur me tre pikë diferencë 110:113. /Telegrafi/ 

Read Entire Article