Carlo Ancelotti rinovon me Real Madrid

9 months ago 23
23:30 29/12/2023

Italiani do të qëndrojë te ekipi spanjoll deri në 2026

Carlo Ancelotti do të vijojë të jetë trajner i Real Madrid edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Klubi spanjoll bëri të ditur me anë të një njoftimi se marrëveshja me Ancelotti është zgjatur deri në 30 Qershor të 2026.

Kjo lëvizje bën që italiani mos të shkojë në Brazil për të drejtuar përfaqësuesen e këtij vendi ku thuhej se ishte arritur një akord mes palëve. Sipas Federatës Braziliane të Futbollit, Carlo Ancelotti do të merrte drejtimin e Selecaos në verën e 2024 kur do të zhvillohej edhe Copa America.

Real Madrid që ndodhet në krye të La Liga është ende në garë edhe në turnetë e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Nën drejtimin e Carlo Acelotti në dy periudha të ndryshme, Real Madrid ka fituar 10 trofe, mes tyre Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article