Carlo Ancelotti ‘tradhton’ Brazilin

10 months ago 14
19:47 28/11/2023

Real Madrid përpilon ofertën për të rinovuar me teknikun italian

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Carlo Ancelottit. Tekniku italian mund të rinovojë kontratën në kryeqytetin spanjoll, duke shuar dyshimet se etapa e radhës do të jetë në kombëtaren e Brazilit.

Duke iu referuar mediave spanjolle, rezultatet në fushën e lojës kanë bindur drejtuesit. Këto të fundit, po përpilojnë një ofertë marrëveshje që pritet të rinovohet përpara Krishtlindjeve.

Prioriteti i parë i Carlo Ancelottit ka qenë gjithmonë Madridi, pavarësisht interesimit nga federata braziliane për të drejtuar kombëtaren e tyre. Ancelotti do të mirëpriste mundësinë për të vazhduar trashëgiminë e tij në klubin më të madh në botë.

Në verë, shumë media në Amerikën e Jugut zbuluan se ishte bërë një marrëveshje me Brazilin për këtë verë të ardhshme, por 64-vjeçari gjithmonë ka pohuar se asnjë kontratë nuk ishte nënshkruar. 

Real Madridi është zgjedhja e parë e Ancelottit dhe ai do të presë deri në momentin e fundit për një ofertë nga klubi.  Menaxhimi i skuadrës nga Carlo Ancelotti, dhe veçanërisht i lojtarëve të rinj, ka qenë i jashtëzakonshëm. 

Klubi njeh aftësinë e tij për të punuar në një tranzicion dhe për të integruar një politikë klubi në nivel sportiv. Qëllimi është që të mbajnë Ancelottin dhe stafin e tij edhe për dy sezone të tjera.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article