Carragher pretendon se një rekord i ri do të vendoset në Ligën Premier, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë

10 months ago 24

Jamie Carragher beson se skuadrat do të shmangin rënien nga Liga Premier këtë sezon në rast se ata arrijnë shifrën e 30 pikëve.

Teksa jemi në gjysmë të sezonit, katër ekipe në elitën e futbollit anglez kanë më pak se dhjetë pikë të grumbulluara.

Burnley momentalisht janë në fund të tabelës me vetëm katër pikë të tubuara deri më tani.

Evertoni në anën tjetër pozicionohet në pozitën e 19-të pas heqjes së dhjetë pikëve për thyerje të rregullave financiare.

Luton Town krijoi diferencë prej katër pikës ndaj Sheffieldit pas fitores me  rezultat 2-1 ndaj Crystal Palace gjatë vikendit. Djemtë e Rob Edwards tani kanë grumbulluar nëntë pikë nga 13 ndeshje.

Burnley, Sheffield United dhe Luton u promovuan nga Championship sezonin e kaluar dhe tashmë janë favoritët kryesor për të rënë nga elita.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se ekipet që po hasin në vështirësi nuk do të duhet të jenë në formën më të mirë të mundshme për t’i shpëtuar rënies.

Momentalisht, rekordi mbahet nga West Bromwich Albion, të cilët evituan rënien nga liga në ndeshjen e fundit të sezonit 2004/2005 pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Portsmouthit.

“Duke u munduar të jemi të respektueshëm ndaj skuadrave që janë bërë pjesë e Ligës Premier këtë sezon, por mendoj që ekziston një ndjenjë që këto tri ekipe do ta kenë të vështirë qëndrimin në ligë”, ka thënë fillimisht Carragher në një intervistë për Stick to Football.

“Unë mendoj se nëse merrni mbi 30 pikë, ju keni një mundësi të mirë për të siguruar mbijetesën”, shtoi ai.

Kur ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright e pyeti Carragherin për skuadrat tjera që mund të evitojnë rënien nga liga, ai u përgjigj: Evertoni do të qëndroj, Nottingham Forest do të qëndroj, Fulham besoj se do të jetë mirë”./Telegrafi/

Read Entire Article