Celtics marrin fitore të madhe në udhëtim te Miami Heat

8 months ago 14

Boston Celtics ka fituar dramën ndaj Miami Heat në një ndeshje spektakolare ku fituesi u vendos vetëm në sekondat e fundit.

Në duelin e zhvilluar në Kaseya Center të Miamit, Celtics triumfuan me katër pikë diferencë 106:110 përballë Heat.

Jayson Tatum ishte më meritori për fitoren e Celtics me 26 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.

Kristaps Porzingis dha kontribut me 25 pikë e nëntë kërcime, derisa Jaylen Brown kontibuoi me 20 pikë të tjera.

Updated West Standings ‼️

SGA's 38 PTS moves the Thunder to the 3rd seed!

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/8ukfdKLMj1

— NBA (@NBA) February 11, 2024

Te skuadra vendase më efikasët ishin Herro me 24 pikë dhe Adebayo me 22 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Celtics vazhdojnë të jenë lider në Lindje me 41 fitore e 12 humbje, derisa Heat janë në vendin e tetë me bilanc 28-25. /Telegrafi/

Read Entire Article