Chelsea bën histori pas fitores ndaj Crystal Palace duke thyer një rekord për herë të parë pas 118 vitesh

8 months ago 14

Chelsea ka bërë historinë pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Crystal Palace, duke thyer një rekord për herë të parë pas 118 viteve.

Palace kaloi fillimisht në epërsi falë golit të Jefferson Lermas por Chelsea eventualisht e riktheu rezultatin në pjesën e dytë.

Dy gola të Connor Gallagher dhe një nga Enzo Fernandez bën që Chelsea të rikthehet me stil për të marrë fitoren e dytë rresht në të gjitha garat, pas asaj ndaj Aston Villës në mesjavë në kuadër të FA Cup.

Por përtej asaj, kjo fitore solli edhe thyerjen e një rekordi për Chelsean pasi ata tani kanë dalur fitimtar ndaj Crystal Palace në 13 ndeshje rresht.

Kjo është hera e parë në historinë e klubit që ata e kanë arritur këtë numër të fitoreve rresht ndaj të njëjtit ekip.

Sfida ndaj Chelseat ishte e 200-ta për trajnerin legjendar Roy Hodgson por mund të jetë e fundit pas serisë së dobët të rezultateve.

Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit për ‘Shqiponjat’, të cilët pësuan humbje nga Arsenali dhe Brightoni së fundmi./Telegrafi/

Read Entire Article