Chelsea fiton me rikthim të çmendur në udhëtim ndaj Crystal Palace

8 months ago 20

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.

Crystal Palace mori epërsinë përmes Jefferson Lermas (30’) i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti portierin e Chelseat për 1-0.

Boyhood Chelsea fan Jefferson Lerma has scored an absolute stunner against them 😲 pic.twitter.com/yExBPDAz0S

— ESPN UK (@ESPNUK) February 12, 2024

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Conor Gallagher (46’) pati një mundësi të mirë për të barazuar shifrat, por topi shkoi fare pranë shtyllës së majtë.

Në pjesën e dytë Chelsea shtoi intensitetin e lojës dhe kjo më pas iu shpërblye me gola dhe rikthim të rezultatit.

Ishte pikërisht Gallagher (47’) i cili shënoi një super gol për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Malo Gustos.

Conor Gallagher is him pic.twitter.com/RtYCVfXv4u

— 𝐕𝐀𝐑 ☘️ (@Ziyechman) February 12, 2024

Gallagher u bë hero i mysafirëve kur në minutën e 91-të shënoi për të rikthyer rezultatin në favor të Chelseat 2-1 pas asistimit të Cole Palmer.

GOAL: Crystal Palace 1-2 Chelsea

Conor Gallagher with a brace.pic.twitter.com/Nj92QtxeVV

— Pubity Sport (@pubitysport) February 12, 2024

“Blutë e Londrës” nuk u ndalën dhe shënuan edhe një herë tjetër për 3-1, kësaj radhe me Enzo Fernandez (94’) për t’i dhënë fund serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në elitën e futbollit anglez.

Enzo Fernandez wonder goal. 🔥 Messi’s influence? pic.twitter.com/4VTRkeM1oP

— CFChris. (@EmenaIo) February 12, 2024

Chelsea momentalisht gjendet në pozitën e dhjetë në tabelën e klasifikimit me 34 pikë të grumbulluara pas 24 ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/

Read Entire Article