Chelsea krenohet me Armando Brojën

11 months ago 27
21:11 22/11/2023

Sulmuesi kuqezi dhuron spektakël në stërvitje, gati rikthimi në fushë

Armando Broja mbetet në qendër të vëmendjes te Chelsea. Sulmuesi po kap formën me skuadrën londineze pas atij dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave prej një kohe të gjatë. Klubi duket se ka pikë të dobët, teksa së fundmi ka shpërndarë një lëvizje klasi të futbollistit shkodran.

Broja duket se ka hedhur pas krahëve lëndimin dhe pritet të duelojë për një fanellë titullari që në duelin e radhës në kampionat ndaj Njukasëll. Sulmuesi shqiptar qëndron prej thuajse një viti në infermieri, ndërsa ishte në fushë në barazimin spektakolar që Chelsea regjistroi ndaj Manchester City.

Forma mund ta ndihmojë për të qenë i gatshëm për kombëtaren shqiptare, që tani ka nisur të bëj planet për paraqitjen historike për herë të dytë në një kampionat Europian. Broja ka vuajtur shumë me dëmtimet vitet e fundit, ç’ka e ka penguar për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Në këtë sezon 22-vjeçari ka luajtur vetëm 4 sfida, ku ka arritur të shënojë edhe një gol, pikërisht në derbin e qytetit me Fulhem. Chelsea po vuan mungesën e rezultateve dhe me Brojen pritet të arrijë tek ato pozitivet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article