Çmime të kripura në ‘Paris 2024’

9 months ago 26
14:50 27/12/2023

Olimpiada e vitit të ardhshëm do të ketë biletat më të shtrenjta në histori

Lojërat Olimpike të Parisit pritet të jenë kompeticioni më fitimprurës në historinë e këtij turneu. Prestigjozja franceze ‘L’Equipe’ (‘Lekip’)  krahasoi çmimin e biletave në Paris me ato të ngjarjeve të fundit olimpike. Me çmime minimale dhe maksimale, kryeqyteti i Francës do ishte gara më e shtrenjtë e atletikës në historinë olimpike. Me çmime minimale 24 Euro dhe maksimale 950, ky turne do të jetë më e shtrenjta në të gjitha garat e zhvilluara deri më tani. 

Londra 2012 kishte një çmim minimal prej 23 Euro, duke qenë më i larti deri tani. Në Tokio 2021, maksimumi për finalet e atletikës do të arrinte në 995 Euro, por në fund u mbajt me dyer të mbyllura . Gjithashtu çmimi maksimal i ceremonisë së hapjes pritet të jetë 25,000 Euro, që përbën edhe biletën më të shtrenjtë në Paris, shumë më tepër se 2,300 që kushtoi ajo më e shtrenjta në Londër 2012, çmimi më i lartë deri tani. 

Olimpiada e ‘Rio 2016’ ka çmimin më të lirë, me një maksimum prej 1200 Eurosh në ceremoninë e hapjes që u mbajt në stadiumin ‘Maracaná’. Rreth 10 milionë bileta janë vënë në dispozicion për Olimpiadën e Parisit, ku afro 7 milionë janë shitur deri më tani. Në turneun që zgjat 18 ditë, sportistë do garojnë në 32 disiplina të ndryshme, ku do të shpërndahen 329 medalje.


Të ngjashme

Read Entire Article