Conte diskuton marrëdhënien dhe rikthimin e mundshëm te Juventusi

11 months ago 21

Antonio Conte ka thënë se marrdhënia e tij me Juventusin ishte si një martesë, duke shtuar se aty ishte gjithmonë një mundësi për t’u rikthyer së bashku, por gjithashtu ka insistuar se ai momentalisht është duke e shijuar jetën larg fushave të futbollit.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë ishte i ftuar në Universitetin e Salentos, ku iu dha një çmim për përsosmëri sportive.

Ndërsa ishte në Lecce, qytetin e tij të lindjes, Conte u përball me pyetje në lidhje me një rikthim të mundshëm në Serie A, me fokus të veçantë në një rikthim në Juventus.

Conte tha se ai aktualisht po shijon kohën që po kalon në shtëpi me familjen e tij, por zbuloi se do të kthehej në punë nëse do të vinte mundësia e duhur.

“Ka dy anë në çdo marrëdhënie. Ekziston gjithmonë një mundësi për t’u ribashkuar. E rëndësishme është që të ketë një kuptim të përbashkët të ideve dhe mendimeve. Për momentin po e shijoj kohën e lirë që kam, vazhdoj të studioj dhe zgjeroj horizontet e mia”, ka thënë Conte fillimisht.

“Për momentin po kënaqem me familjen time, kam dëshirë për të pushuar. Gjithçka mund të ndryshojë gjatë rrugës, por aktualisht, po shijoj mjedisin dhe kohën që po kaloj me njerëzit përreth”.

“Nëse do të vinte diçka e rëndësishme, diçka që më jep motivimin e duhur, sigurisht që do të kthehesha në punë”, shtoi ai.

Conte ka qenë i papunë që prej largimit të tij nga Tottenhami në muajin mars.

Ai gjithashtu i tha audiencës se e konsideronte veten një lojtar të denjë, por të bëhej trajner e ndihmoi të kuptonte edhe më mirë lojën.

“Kam qenë një futbollist i mirë, i jap vetes një tetë nga dhjetë. E kam arritur atë nivel me punë të palodhshme, këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe dëshirë për t’u përmirësuar. Megjithatë, si trajner i njoh talentet që nuk i kisha si futbollist”, deklaroi Conte./Telegrafi/

Read Entire Article