Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm/ Dopietë nga penalltia, portugezi golashënuesi më i mirë i vitit me 53 realizime

9 months ago 12
12:18 27/12/2023

Mosha konfirmohet thjeshtë një numër për Cristiano Ronaldon. 38-vjeçari tregoi edhe njëherë se cilësitë para portës nuk i kanë humbur, për të qenë lojtari më rezultativ gjatë vitit 2023.

Ronaldo realizoi dopietë golash në fitoren që Al Nasër regjistroi 5-2 përballë Al Itihad, për tu ngjitur në kuotën e 53 golave. Në derbin kundër ish-shokut të skuadrës, Karim Benzema, portugezi luajti takimin numër 58 mes kombëtares dhe klubit, ku ka regjistruar edhe 15 asistime.

Në këtë renditje speciale, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid parakalon ‘bombera’ si Harry Kane dhe Kylian Mbappe që e mbyllën vitin 2023 me 52 festime golash. Ronaldo ka shndërruar 100% në gol penalltitë e goditura.

Efikasiteti para portës është kurorëzuar edhe me 3 çmime si lojtari i muajit në Arabinë Saudite. Gjatë këtij viti, ai plotësoi numrin 200 të paraqitjeve me kombëtaren e Portugalisë, ku ndihmoi në kualifikimin në Euro2024, për tu bërë golashënuesi më i mirë i ekipit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article