Cucurella zbulon se te Chelsea ekziston ‘mafia spanjolle’, veçon katër emra

11 months ago 9

Marc Cucurella bëri shaka se ai dhe ish-lojtarët e Brightonit, Robert Sanchez dhe Moises Caicedo janë pjesë e ‘mafisë spanjolle’ në Chelsea, së bashku me trajnerin Mauricio Pochettino.

Të tre lojtarët dhe trajneri flasin spanjisht si gjuhë të parë. Mund të supozohet se Enzo Fernandez, si dhe ndoshta Nicolas Jackson dhe Thiago Silva, janë anëtarë të tjerë të ‘bandës’.

“Jam shumë i lumtur që ata na u bashkuan”, deklaroi Cucurella për transferimin e Sanchez dhe Caicedos te Chelsea.

“U thashë se është një klub i rëndësishëm, ata do të ndiheshin shumë mirë këtu, se unë jam i lumtur këtu dhe se do të kishim një mafi spanjolle!”.

“Ka lehtësira të mëdha, pasi mund të flasim edhe me trajnerin në spanjisht për shpjegimin e gabimeve tona ose atë që duhet të bëjmë në fushë”.

“Ne kemi një ekip vërtet të mirë, jemi shumë afër brenda dhe jashtë fushës dhe mendoj se kur këto marrëdhënie janë të mira, atëherë në fushë ne mund të luajmë së bashku”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Read Entire Article