Daja: Barazimi na kënaq

11 months ago 36
23:59 10/11/2023

Ballkani barazoi në transfertë kundër Astanës 0-0 në takimin e raundit të katërt në grup në Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi sfidën, por nuk arriti që të finalizonte. Kampionët e Kosovës rrezikuan me Gripshin dhe Kryeziun në 45 minutat e para.

Astana tentoi që të ndëshkonte Ballkanin nëpërmjet kundërsulmeve. Ballkani ishte edhe më kërkues në pjesën e dytë, por portieri i vendasve Kondriç e mbajti portën e paprekur.

Në përfundim të takimit, trajneri Ilir Daja dha përshtypjet e tij për sfidën. Ballkani ka katër pikë në Grupin C, po aq sa edhe Astana. Dinamo e Zagrebit ka 1 pikë më pak.

Viktoria Plzen siguroi kualifikimin në fazën pasardhëse të Ligës së Konferencës, pasi mori fitoren e 4 nga 4 takime të luajtura. Ndeshjen e radhës, çekët do ta kenë në Prishtinë kundër Ballkanit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article