Dani Alves thuajse 1 vit pas hekurave, bashkëshortja shokon me deklaratën e saj: Tentova vetëvrasjen

9 months ago 13

Ish-futbollisti i “Katalanasve” të Barcelona, Dani Alves është prej thuajse një viti pas hekurave të burgut, me brazilianin akuzohet se në dhjetorin e vitit 2022, përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të Barcelonës.

Me datë 5, 6 dhe 7 shkurt të vitit 2024 do të zhvillohet edhe gjyqi për ish-lojtarin, ku nëse shpallet fajtor, atëherë Dani Alves rrezikon deri në nëntë vite burg sipas kërkesës së Prokurorisë që ndër të tjera kërkon edhe një dëmshpërblim prej 150.000 për viktimën.

Së fundmi, bashkëshortja e ish-futbollistit, modelja Joana Sanz ka treguar me anë një postimi, në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, se e ka vuajtur shumë këtë periudhë ndërsa thekson se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Bashkëshorti im më la vetëm në momentin tim më të vështirë, më zhgënjeu në momentin kur më shumë ia kisha nevojën. Kam tentuar edhe vetëvrasjen sepse kishte një moment ku nuk mundesha më”,- zbuloi modelja në rrjetet sociale.

Read Entire Article