Dardanët e rinj luajnë ndaj Maltës, synohet fitorja për të kaluar në ‘Elite Round’

11 months ago 11

Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të zbres në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë të rrethit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj do të përballen me Maltën në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të kaluar tutje.

Kosova pas dy ndeshjeve të para ka katër pikë, aq sa ka edhe Slovakia me dy ekipet përfaqësuese që kanë marrë nga një fitore e një barazim.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi kërkojnë fitoren e dytë në këtë grup për të kaluar si lider nga Grupi 7.

Ndërkohë Malta është e fundit në grup pa pikë me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Në rast fitores, Kosova U19 do të vazhdoj garat në Elite Round dhe ky do të jetë një sukses i madh.

Dueli mes Kosovës U19 dhe Maltës U19 zhvillohet me fillim nga ora 14:30. /Telegrafi/ 

Read Entire Article