De Biazi largohet nga Azerbajxhani pas 3 vitesh

11 months ago 54
23:40 22/11/2023

Trajneri italian vendosi të mos e vazhdonte bashkëpunimin me Federatën Azere

Xhani De Biazi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Azerbajxhanit. Italiani u largua pas tre vitesh në stolin e përfaqësueses azere. Pas një takimi me drejtuesit e Federatës, 67 vjeçari u kërkoi që të mos vazhdonte kontratën, e cila i përfundonte në fund të nëntorit dhe kjo u pranua nga Komiteti Ekzekutiv.

Tekniku që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.

Ai tha se kombëtarja u tregua e jashtëzakoshme duke treguar se di të luajë ndaj ekipeve si Belgjika, Austria dhe Suedia, e ka një grup interesant lojtarësh. De Biazi e quajti përvojë të mrekullueshme drejtimin e Azerbajxhanit.

Ai u ul në stolin përfaqësueses azerbajxhanase në gusht të 2020-ës. Në tetë takime të luajtura, Azerbajxhani mori 2 fitore dhe 5 humbje. Skuadra e mbylli në vend të parafundit me 7 pikë të grumbulluara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article