Delina Ibrahimaj takim me gratë dhe vajzat sipërmarrëse: Më shumë mundësi dhe lehtësira për menaxhimin e startup-eve!

6 months ago 7

Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe vajzave dhe grace sipërmarrëse.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nënvizon se synimi është promovimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në.
“Me vajzat dhe gratë sipërmarrëse vijuam konsultimin publik për përmirësimin e draft Strategjisë së Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030!
Synimi im është që të promovoj dhe fuqizoj rolin e gruas në sipërmarrje, duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira për pjesëmarrje aktive dhe te suksesshme ne krijimin dhe menaxhimin e startup-eve!
Çdo mendim dhe sugjerim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një mjedisi më inovativ dhe mbështetës për sipërmarrjen”, u shpreh Ibrahimaj.
Konsultimi publik për Strategjinë do të vazhdojë të jetë i hapur deri në fund të muajit prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article