Dembele e rrëzoi keq Camavingan në stërvitjen e Francës, por Ancelotti nuk duhet të shqetësohet

11 months ago 62

Me maksimumi gjashtë fitore, Franca ka siguruar tashmë paraqitjen në Euro 2024 e vitit të ardhshëm në Gjermani, por lajme të këqija vijnë nga stërvitja e Trekolorëve.

Mesfushori i ri i Real Madridit, Eduardo Camavinga lëndoi gjurin në stërvitje pas një përplasjeje me Ousmane Dembele.

L’Equipe shkruan se lëndimi nuk dukej i madh, por Camavinga u rrëzua dhe shokët e shqetësuar të skuadrës u mblodhën rreth tij.

🚨🎖| Real Madrid doctors are waiting to receive all the reports from the Medical Services of the French Federation. @JLSanchez78 pic.twitter.com/rMBBQyRQWR

— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 15, 2023

Mesfushori francez u shtri në tokë dhe mbajti gjurin. Pas disa minutash marrjes së ndihmës mjekësore, ai arriti të ngrihej dhe të dalë nga fusha duke çaluar dhe nuk u kthye më.

Megjithatë, L’Equipe njoftoi pak më vonë se Camavinga është mirë dhe se me shumë gjasa do të stërvitet nesër.

🚨🎖️| Camavinga’s injury doesn’t seem serious. @RMCsport pic.twitter.com/7SXx0f7Eft

— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 15, 2023

Lëndimi i Camavinga do të ishte një problem shtesë për Real Madridin  dhe Carlo Ancelottin, pasi italianit i mungojnë Aurelien Tchouameni, Dani Ceballos dhe Jude Bellingham./Telegrafi/

Read Entire Article