Dëmtimet prishin planet e Shqipërisë U-21

11 months ago 22
18:02 12/11/2023

Agan Mjaki vishet kuqezi për duelet ndaj Rumanisë e Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare U-21 nisi këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi. Për të dy përballjet në transfertë, trajneri Alban Bushi ka ftuar lojtarin e Laçit, Agan Mjakin. Grumbullimi i futbollistit të kurbinasve vjen pasi mbrojtësi Ermis Selimaj, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi me datë 16 Nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku më datë 17 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare, ndërsa më 21 Nëntor do të luajë ndaj Malit të Zi. Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë, Malit të Zi dhe Armenisë. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë atë ndaj Finlandës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article