Dëmtimi i Fury prish planet e supersfidës

11 months ago 29
21:52 08/11/2023

Usyk: Shpresoj që duel ii unifkimit të titujve të zhvillohet Shkurtin e vitit të ardhshëm

Përballja e shumë pritur për unifikimin e titujve botëror për peshat e rënda, mes Tayson Fury dhe Oleksandr Usyk mund të zhvillohet gjatë muajit Shkurt në Arabinë Saudite. Ka qenë boksieri ukrainasit, ai që ka zbuluar gjithçka, teksa ka pranuar se ende mbetet për tu përcaktuar data e eventit.

“Isha gati të luftoja me datë 23 Dhjetor, por meqë Fury mori disa lëndime, sfida ndoshta do të shtyhet për në vitin e ardhshëm. Mund të jetë në Shkurt dhe do të doja të ishte kështu. Thjesht do të bëj më shumë punë teknike. Kam më shumë kohë për disa stërvitje shtesë dhe kaq. Unë nuk mendoj fare për Fury. Mendoj për veten time, ekipin dhe familjen. Nuk kam nevojë të mendoj për kundërshtarin tim. Mendoj vetëm ringun, të luftoj dhe kaq.”

Sfida do të kurorëzonte kampionin e parë të padiskutueshëm që nga Lennox Leëis në vitin 1999. Usyk mban rripat e peshave të rënda në kategorinë WBA, WBO, IBF dhe IBO, teksa së bashku me Fury janë të pamposhtur në boksin profesionist.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article