Dëmtimi i rëndë dhe mungesa në fushën e lojës/ Al Hilal mendon pezullimin e kontratës së Neymar

11 months ago 37
20:14 09/11/2023

Fiton 219 mln Euro në sezon

Kalimi në Arabinë Saudite nuk po rezulton i suksesshëm për Neymar. Braziliani gjendet prej javësh jashtë fushave të lojës, pas një dëmtimi të rëndë në gju. Duke u nisur nga kjo periudhë jashtë fushave të lojës, Al Hilal po mendon seriozisht pezullimin e përkohshëm të kontratës së sulmuesit.
Sulmuesi nuk do të paguhet nga ana e klubit arab prej muajve të dimrit, me periudhën që mbetet ende për tu përcaktuar. Nga kontrata me skuadrën arabe, Neymar përfiton më shumë se 219 milionë Euro në sezon.

31-vjeçari pësoi këputje të ligamenteve dhe për tu rikuperuar kërkohet të paktën nga 6 deri në 7 muaj. Neymar do të lihet jashtë skuadrës së trajnerit, Jorge Jesus. Sulmuesi pritet të mungojë në të gjithë sezonin, duke lënë Al-Hilal me një lojtar më pak dhe duke i detyruar të ndërhyjnë në merkato. Në objektivin e skuadrës arabe gjendet një mbrojtës i majtë, të paktën deri në rikthimin e brazilianit në fushë. Dëmtimi me kombëtaren braziliane i kushtoi edhe FIFA-s, pasi një vit jashtë fushave në ndeshjet ndërkombëtare vlen rreth 7.5 milionë Euro për arkat e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article