Dënime për Tiranën, Dinamon dhe Skënderbeun

11 months ago 48
19:39 09/11/2023

FSHF ka bllokuar merkaton për 3 klubet, deri në shlyerjen e pagesave të prapambetura

Federata Shqiptare e Futbollit ka bllokuar klubet e Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut që të bëjnë perforcime në merkato.

Vendimi erdhi për shkak të mosshlyerjes së pagesave për ish-futbollistë e ish-drejtues, të cilët kanë bërë ankesat e tyre në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Në bazë të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, të tre klubet, në 3 sesionet e ardhshme, nuk mund të regjistrojnë dot lojtarë të rinj nëse nuk mbyllin detyrimet e prapambetura.

Merkato e dimrit nis në janar dhe klubet gjithnjë ndërhyjnë për t’u përforcuar me futbollistë që do t’i ndihmojnë në realizimi e objektivave.

Deri më tani në kampionatin shqiptar të futbollit janë luajtur 12 javë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article