Deputetët e opozitës replika me Gardën, Noka: Shtet banditësh, do ju vijë fundi! Vokshi: Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!

10 months ago 9

Edhe kjo seancë plenare duket se nuk do të jetë e qetë. Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se; do ju vijë fundit.

Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article