Jo vetëm opozita, por edhe analistët e shohin të dështuar veprimtarinë e Kosovës në politikën e jashtme për 2023. Sipas tyre, pavarësisht numrit të lartë të vizitave jashtë vendit, rezultatet konkrete kanë qenë zero.
“Nëse e shikojmë vetëm për vitin 2023 realisht ne nuk është që kemi ndonjë gjigand të madh ekonomik që ka ardh në Kosovë pikërisht për shkak të këtyre vizitave nuk është që kemi ndonjë njohje në këtë vit dhe çka është më e keqja këtë vit nuk kemi po ashtu as anëtarësim në ndonjë organizatë shumë të rëndësishme ndërkombëtare pra nëse e shohim këto tre aspekte këto vizita janë bërë vetëm sa për tu bërë por jo që kanë prodhuar ndonjë efekt dhe mbi të gjitha ne jemi ende nën masa të BE pra në masa kufizuese”, thotë analisti Dritëro Arifi.
Madje analisti Bekim Kabashi thotë se përveç Presidentes Vjosa Osmani, krerët e tjerë të shtetit në shumë raste nuk janë të pranuar nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtare.
“Sigurisht që është e dobishme dhe në interes të shtetit kur krerët e shtetit kanë vizita jashtë dhe takojnë homolog të tyre. Po në këtë pikë pavarësisht vizitave Kosova nuk mendoj që është mirë përveç Presidentes së vendit e cila është më tepër e pranuar nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtare”.
Gjatë tre viteve të fundit, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësissë, ndërsa gjatë 2023 është përballur edhe me një sërë sanksionesh nga ana e partnerëve ndërkombëtarë për çështjen e veriut.
Tv Klan
Të ngjashme