Dhunë në Napoli/ Përplasje mes tifozerisë së Union Berlin dhe policisë italiane, 11 persona të arrestuar  

11 months ago 29
17:59 08/11/2023

Mbrëmja e së martës ka qenë e tensionuar në Napoli, për shkak të përplasjeve të tifozerisë së Union Berlinit me policinë italiane.

Rreth 300 persona dolën në qendër të qytetit ku shkatëruran makina dhe dyqane.

Policia napolitane arriti që të mos t’i lejonte ata të përparonin duke shmangur kështu konfrontime me tifozerinë e të kaltërve.

Agjentët vunë në pranga 11 tifozë për sjellje të dhunshme. Ultrasit gjermanë ishin të pajisur me shkopinj dhe nuk kursyen dhjetëra dyqane.

Ata hodhën edhe tymuese kundër punonjësve të policisë  Ultrasit e Union Berlinit konsiderohen si ndër më problematikët në Gjermani.

Ultrasit e “të kaltërve” janë të binjakësuar me tifozerinë e ekipit tjetër të qytetit, Hertën e Berlinit. Për këtë arsye, mes palëve ka armiqësi.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article