Dhunohet infermieri i urgjencës/ Arrestohet 36-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë 17-vjeçari

2 months ago 6

Një 36-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit dhe një 17-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë dhunuar një infermier të Urgjencës së Spitalit rajonal në qytetin Bregdetar.

Burime zyrtare nga Policia bënë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.

Në njoftimin e Policisë thuhet gjithashtu se nga Komisariati i Kavajës është arrestuar në flagrancë shtetasi:

E. L., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market;

Gjithashtu është arrestuar A. G., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kallëzuar nga një 38-vjeçare se ky shtetas e ka fyer nëpërmjet celularit dhe më pas e ka kanosur për të tërhequr kallëzimin.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas mbante cilësinë e administratorit të një pallati, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article