Diego Simeone tenton rekordin e Ferguson

11 months ago 51
23:05 09/11/2023

Argjentinasi rinovon deri në 2027, 16 vite nën drejtimin e Atletico Madrid

Martesa e Diego Simeone me Atleticon e Madridit vazhdon të zgjatet akoma dhe më shumë. Palët kanë rinovuar sërish marrëveshjen mes tyre, me teknikun argjentinas që do të qëndrojë në Madrid të paktën deri në vitin 2027. Një vazhdim që rrit kështu besimin tek ‘El Çolo’, pasi gjendet nën drejtimin e Los Colcheoneros që prej vitit 2011. Praktikisht një qëndrim prej 16 vitesh për Simeone në stolin e Atleticos, ku ka fituar edhe trofe.

53-vjeçari ishte iniciatori në suksesin e dyfishtë të titullit në La Liga dhe atë në Europa League, teksa vetëm në finale u ndërpre ëndrra për të ngritur lart trofeun e UEFA Champions League. Eksperienca e mirë si futbollist dhe ajo fantastike në stol e ka kthyer argjentinasin në një legjendë të klubit të kryeqytetit spanjoll. Simeone shndërrohet kështu në një prej trajnerëve më jetëgjatë në botën e futbollit. Rekordi mbahet nga Sir Alex Ferguson, që qëndroi në stolin e Manchester United për 27 vite, shifër që argjentinasi mund ta thyej në stolin e Atleticos së Madridit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article