Dimitri Payet u largua nga Evropa këtë vit – shikoni super golin që realizoi në Brazil

11 months ago 24

Shumë prej jush e mbani mend Dimitri Payet, një ndër ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit në botë një herë e një kohë.

Pas një dekade si futbollist në Evropë, ku luajti për klube të ndryshme si Saint-Ettiene, Lille, West Ham dhe së fundmi Marseille, 36-vjeçari mori rrugën për në Brazil aty ku po aktivizohet në radhët e Vasco De Gamas.

Payet i cili ka mbi 100 gola të shënuar në karrierën e tij si futbollist profesionist, ka dëshmuar se përkundër viteve, magjia në këmbët e tij nuk është zhdukur asnjëherë.

Francezi shënoi në minutat e fundit të ndeshjes një gol fantastik nga goditja e dënimit për t’i dhënë ekipit të tij tri pikë jetike në luftën për mbijetesë.

Po luhej minuta e 93-të e takimit mes Vasco de Gamas dhe America Mineiros, kur Payet plason një goditje e cila ishte e paarritshme për portierin kundërshtar.

Dimitri Payet rolling back the years at Vasco da Gama. Glorious.pic.twitter.com/5urhjvBXko

— Planet Football (@planetfutebol) November 13, 2023

Kujtojmë se vitin e kaluar, Payet ishte bërë lojtari i parë në histori të ligës së Francës që shënoi 100 gola dhe bëri 100 asistime në elitë./Telegrafi/

Read Entire Article