Disa deputetë të PD kundërshtuan që pakti me Italinë të shkojë në Kushtetuese, flet Gazment Bardhi: E vërtetë, por në fundi u vendos…

10 months ago 11

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranoi se gjatë mbledhjes së grupit kishte pasur deputetë që kishin kundërshtuar dërgimin e paktit me Italinë për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk ka pasur një ndarje të tillë. Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do të duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin e tij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja të çohet në gjykatën kushtetuese. Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe por gjatë votimin nuk ka pasur kundërshti”, tha ai pas mbledhjes së grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article