Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ “Mos na diskriminoni!”, shoqata e të verbërve protestë para Kryeministrisë

1 year ago 12

Teksa sot është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë në shenjë proteste ka nisur një marshim.

Marshimi nisi nga Pallati i Kongreseve, ndërsa u stacionuan para Kryeministrisë, ndërkohë që njëzëri kjo kategori kërkon më shumë mbështetje. “Kërkojmë që ligji për taksën e pronës, personat e verbër të kenë drejtat e tyre, kërkojmë mos të diskriminohemi nga institucionet”, tha një prej protestuesve.

Pas fjalimit të tyre poshtë zyrës së kryeministrit Rama, protestuesit do të protestojnë edhe para Bashkisë së Tiranës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article