Djokoviç nuk e mendon tërheqjen

11 months ago 21
08:40 12/11/2023

Djokoviç nuk e mendon tërheqjen

Numri një i botës Novak Djokoviç hodhi poshtë zërat se ai mund të trajnonte danezin Holger Rune në të ardhmen e afërt.

Rune pozicionohet i 4-i në renditjen e përgjithshme, ndërsa tetë tenistët më të mirë në botë gjenden në Torino për turneun e fundvitit.

Gjatë një konference për shtyp të premten, një gazetar e pyeti 36-vjeçarin nëse do ta konsideronte të ishte trajneri i danezit, pasi karriera e tij të përfundonte.

“Nuk e di për sa kohë është gati ai të luajë, që kjo të ndodhë! Është një mendim shumë, shumë i largët për momentin! Unë e dua tenisin, sigurisht! Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të luaj. Për momentin, unë jam ende duke luajtur në një nivel shumë të lartë. Dhe për sa kohë që është kështu, unë do të vazhdoj të konkurroj”.

Gjokoviç mundi Rune 7-5 6-7(3) 6-4 më 3 Mëntor në çerekfinalen e Paris Masters, ku fitoi truneun.

Serbi u stërvit edhe me numrin dy të botës, Carlos Alcaraz.

Spanjolli i ka idetë e qarta, kërkon ta fitojë turneun në Torino.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article