Dy ish-basketbollistët Klaudio Ndoja dhe Franko Bushati kanë qenë të ftuarit e radhës në podcastin e kryeministrit Rama, ku kanë rrëfyer për karrierën e tyre në Itali dhe arsyet që i shtynë të ktheheshin në atdhe pas karrierës së suksesshme në Seria A.
“Lidhja me Shqipërinë ka qenë shumë e fortë dhe e kisha ndarë mendjen që do të kthehesha. Po kur më erdhi kjo mundësi u takova me presidentin e basketbollit dhe më tha do të pres. Më pas shkova te ekipi im në Itali u thash faleminderit për gjithçka se unë po kthehem në Shqipëri”- u shpreh Franko Bushati, aktualisht sekretar i përgjithshëm i FSHB, ndërsa rrëfeu se një nga arsyet pse hoqi dorë nga të luajturit basketboll është se pas vitesh karrierë u bë shumë e lodhshme sepse për ta nuk ishte thjesht pasion, por profesion që kërkonte shumë punë.
Nga ana tjetër, Klaudio Ndoja ka rrëfyer se shkaktar i rikthimit të tij për të dhënë kontributin në Shqipëri, pas një dëmtimi në gju që i dha fund karrierës së tij, ishte pikërisht Franko.
“Duhet ti them faleminderit Frankos se u bë arsye për t’u kthyer. Kur luan basketboll je për vete dhe ekipin, ndërsa tani je për 3 milionë banorë tani dhe është diçka shumë më e madhe se unë. Atë që jkemi mësuar andej ta vejmë në zbatim tani”, tha Ndoja.
Mirëpo në podcast, Bushati ka rrëfyer edhe një moment tepër emocional, ku për herë të parë është përlotur në publik.
Bushati: Po luanim me një ekip, ekipi i ushtrisë, ekip partizani. Ishte një lojtar që megjithëse kam një memorje shumë të keqe se është memorje fotografike, emrin e tij unë e mbaj mend shumë mirë; Cardilo. Më fillon ndeshja te Xhemi dhe ky ma kthen “do të shpoj gomonen, shqiptar m*ti”. Është hera e parë që unë godas dikë dhe hera e parë që njerëzit më shikojnë duke qarë. As ime më nuk më ka parë duke qarë. Por kisha edhe atë të qarën nevrike sepse prej kësaj humbëm ndeshjen. Do ti që shorti bie që ky ekipi do të luante kundër skuadrës së Klaudios pas 4-5 ditëve që të shkonin në finalen nacionale. Dhe unë që marr Klaudion në telefon dhe i them, “Klaudio më dëgjo, unë e hëngra provokimin, të njëjtën gjë do të bëjë edhe me ty”.
Rama: Pse ai e bënte gjithë kohës?
Bushati: Gjithë kohën, por gjithmonë pjesën e dytë. Unë durova 15-16 minuta.
Gjatë gjithë kohësh të thoshte “do të të shpoj gomonen, shqiptar…”, tipike të tijat. Edhe plus kanë këtë edhe këtë që të thonë cigan. Deri te gomonia e kuptoj, por çlidhje kam unë me ciganët? Kjo e gomones është e bukur sepse në një pallat sporti më kanë kaluar… E mbaj mend si tani, aty kam qeshur. Domethënë ka marrë një kthesë gjithë publiku. Unë isha numri 70 dhe isha i fundit zakonisht në prezantim. Kur thuhet emri im, kalon një gomone aty. Dhe realisht kam qeshur sepse thash “paskeni harxhuar gjithë javën për të bërë këtë? Bravo, realisht bravo”. Nejse, 4 ditë unë paralajmëroja Klaudion se çfarë do ti bënte ai gjatë ndeshjes dhe Klaudio që ma kthente: “Jo, po ti e di si jam unë si mentalitet.” Ditën e ndeshjes, bëj llogaritë dhe them me vete “ah, tani do ketë mbaruar…”.
Marr Klaudion, nuk përgjigjet. Bjeji telefonit, nuk përgjigjej. Klaudio kishte luajtur krahë një lojtari tjetër shqiptar. Marr Ermalin unë dhe i them, “hë mo?”. “Lëre mo burr se u rrafëm”. “Si u rrafët mo?” “Na e prishi Klaudio. Pas 2 minutash…”.
Ndoja: Klaudio 1 minutë e gjysmë. Me të njëjtin person të njëjtën gjë.
Rama: T’u turrë ai?
Ndoja: Po, pa filluar ndeshja. “Do të shpoj gomonen…”.
Bushati: Dhe e kam ndjekur gjithë karrierën time, por nuk ka arritur të luaj dot në Seria A. Sa firmoste, unë e shihja ku firmoste ky. Asnjëherë nuk kam mundur dot të luaj më kundër. Nuk e arriti seria A.
Top Channel