Gafa dhe ngatërresa në Komisionin Hetimor të ‘Sterilizimit’: Spaho ngatërron emrat, Kryetarja flet për “ish-shtetasin” Ilir Beqja

1 day ago 19

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, deputeti Edmond Spaho vendosi të japë një kontribut të ri për mbledhjen… duke ngatërruar emrat! Teksa fliste në komisionin e sterilizimit, Spaho ngatërroi biznesmenen Vilma Nushi me dikë krejt tjetër, Vilma Hotin.

E ndërkohë që Spaho ishte i zënë me “përmirësimin” e emrave, Kryetarja e Komisionit pati gjithashtu një moment kreativiteti, duke e quajtur ish-ministrin Ilir Beqja “ish-shtetasi Ilir Beqja”.

Anëtarët e opozitës duket se po ndjekin “strategji” të porositur: bllokimin me çdo kusht të dëshmisë së Ilir Beqajt. Pasi kanë kaluar gjithë ditën duke zënëe bllokuar mikrofonin me ndërhyrje “proceduriale”, që më shumë i ngjajnë përpjekjeve për ta shtyrë procesin në pafundësi, duket se porosia politike e Sali Berishës për të vonuar këtë dëshmi, po zbatohet me përpikmëri.

Këto gafa dhe taktika të tyre bllokuese e bëjnë të pamundur të mos ngrihen pyetje mbi seriozitetin e përfaqësuesve të opozitës, të cilët duket se kanë përparësi më të mëdha se korrektësia e të folurit në respekt të qytetarëve – në një komision që supozohet të hetojë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.

Read Entire Article