Dortmund fiton pas 11 ndeshjeve ndaj Bayernit, verdhezinjtë triumfojnë me rezultat të pastër në Allianz Arena

6 months ago 10

Borussia Dortmund ka fituar derbin e futbollit gjerman ndaj Bayern Munich me rezultat 0-2 në ‘Allianz Arena’.

Vetëm pas 10 minutave lojë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin e Karim Adeyemit.

Sulmuesi gjerman u shërbye mirë nga Julian Brandt dhe pasi doli përballë Uleriech realizoi me lehtësi për 0-1.

⚡️⚡️⚡️ pic.twitter.com/79TuYoW1IH

— Borussia Dortmund (@BVB) March 30, 2024

Përkundër rasteve të shumta të krijuara nga Bayern, 45 minutat e para të kësaj ndeshje i takuan mysafirëve që shkuan në pushim me epërsi minimale.

Edhe në pjesën e dytë, Bavarezët ishin ata që kishin më shumë raste duke tentuar të shënonin me Harry Kane, Jamal Musiala apo Leroy Sane, por pa sukses.

⚔️⚔️⚔️ pic.twitter.com/mCorAby7Yu

— Borussia Dortmund (@BVB) March 30, 2024

E shtatë minuta para fundit të ndeshjes, norvegjezi Ryerson realizoi për 0-2 pas një asistimi të bukur nga Sebastian Haller.

Harry Kane realizoi për Bayernin disa minuta më vonë, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

❗️BORUSSIA DORTMUND gewinnt in München! pic.twitter.com/HrA5BlDFqk

— Borussia Dortmund (@BVB) March 30, 2024

Deri në fund më nuk pati raste dhe Dortmund mori fitore përballë Bayern Munich pas 11 ndeshjeve.

Me këto tre pikë, Dortmund zënë vendin e katërt në tabelë me 53 pikë, derisa Bayerni mbetet në vendin e dytë me 60 sosh, plot 13 më pak se lideri Bayer Leverkusen. /Telegrafi/ 

Read Entire Article