Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi janë konstatuar se drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Sipas policisë në pranga kanë rënë, L. L., 19 vjeç, banues në Itali dhe V. K., 43 vjeç, banues në Sarandë.
Teksa dy drejtuesit e mjeteve kanë rënë në pranga, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin L. L., 19 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ky Seksion arrestoi shtetasin V. K., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme..
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb