Dronët Bayraktar do jenë në gatishmëri për emergjencat/ Gjeneral Dimo: Janë avionë pa pilotë, ja përse do na nevojiten

2 months ago 8

Gjeneral Ferdinand Dimo, komandant i Forcave Ajrore, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News 24 foli për dronët bayraktar, që kanë arritur në vendin tonë.

Dimo theksoi se dronët bayraktar janë avionë pa pilotë. Ai tha se këta dronë do i duhen Shqipërisë për shumë gjëra, duke përfshirë monitorimin e hapësirës për mbjellje të drogës, për të luftuar antiligjshmërinë etj. Duke folur për situatën e zjarreve, Dimo vlerësoi se institucionet kanë qenë dhe mbeten në gatishmëri për të gjitha rastet.

Gjeneral Ferdinand Dimo, Komandant i Forcave Ajrore: Dronët Bayraktar janë avionë pa pilotë, por komandohen në distancë. Dronët mund të kontrollojnë kufijtë, aktivitetet e paligjshme ose kërcënimet. Ne mund të bëjmë dhe patrullim, për veprimtari të paligjshme. Këta dronë mund të na tregojnë edhe koordinatat se ku ka rënë një zjarr. Edhe bimët narkotike mund të zbulohen me dronë. Gjithashtu, ndërtimet pa leje mund të zbulohen nga këta dronë. Kemi bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme. Këto dronë do të drejtohet nga një ekip, që përbëhet nga pilotë, inxhinierë etj.

Personeli është profesional edhe sa i përket ruajtjes dhe sigurisë së informacionit. Avionët pa pilotë tashmë janë në punë 24/7 dhe për çdo kërkesë për monitorim të hapësirës ne jemi të gatshëm të kthejmë përgjigje. Dronët kanë kushtuar afër 49 milionë dollarë. Në lidhje me zjarret, ne si institucione kemi qenë e mbetemi në dispozicion të qytetarëve, kur këta të fundit kërcënohen nga zjarret.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article